Kirurgjia e përgjithshme dhe ajo viscerale është një degë e kirurgjisë, e cila trajton patologjitë kirurgjikale të tubit tretës, të paretit abdominal, patologjitë e gjëndrave endokrine, tumoret etj.

Kirurgjia laparoskopike është një variant i kirurgjisë klasike  së hapur. Ajo konsiston në kryerjen e një prerje të vogël përmes së cilës mbushet kaviteti abdominal me dioksid karboni dhe duke parë më pas nëpërmjet një kamere kryhen veprime të ndryshme kirurgjikale me instrumentet përkatëse.

Në Asclepius kryen konsulta kirurgjikale për ndërhyrje të cilat kryhen në Greqi në spitalet më të njohura.

Llojet e kirurgjive:

  • Kirurgji e stomakut
  • Kirurgji e rrugëve biliare dhe heparit
  • Kirurgji e ezofagut
  • Kirurgji e zorrës së trashë
  • Kirurgji e gjendrës tiroide
  • Tumoret e indeve të buta
  • Kirurgji e pankreasit
  • Kirurgji e shpretkës
  • Kirurgjinë e paretit abdominal
  • Kirurgji endokrine
  • Kirurgjia e obezitetit
  • Kirurgji plastike
  • Kirurgjia e gjirit
  • Përdorim të laparoskopisë në trajtimin e patologjive të ndryshme intraabdominale

Panagiotis Tsiaousis MD,MSc