MIRESEVINI NE ASCLEPIUS

Asclepius Medical Center është një klinikë mjekësore e lokalizuar në juglindje të Shqipërisë. Ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, mikrokirurgjikale dhe laboratorike.
Klinika Asclepius ka ofruar kujdes mjekësor cilësor në qytetin e Korcës, prej vitit 2014. Ekipi jonë i mjekëve sjell një spektër të gjerë të përvojës dhe eksperiencës profesionale duke ndërmarrë vazhdimisht trajnime profesionale për të qëndruar në koherencë me metodat e fundit të trajtimit mjekësor. Përqëndrohemi në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, jo vetëm në trajtimin e tyre.
Në Asclepius, pacienti vjen gjithmonë i pari. Ne përdorim qasje inovative jo vetëm për kujdesin shëndetësor por edhe shërbimin ndaj klientit.
Secili person trajtohet me respekt dhe dinjitet, të dhënat dhe informacioni i tij ruhen konfidenciale. Synimi jonë është që pacientët të ndjehen të mirëpritur ndërsa ofrojmë kujdes mjekësor profesional me cilësi të lartë në një mjedis miqësor.
Vazhdimisht shqyrtojmë shërbimet që ne ofrojmë dhe ato që janë të nevojshme për komunitetin.
Ne jemi po aq të respektueshëm, miqësorë, të dobishëm dhe mbështetës të njëri-tjetrit, sa jemi për pacientët tanë.
Të gjithë i jemi kushtuar Asclepius, pacientëve tanë por mbi të gjitha shëndetit.

NE SHERBIM NGA 2014