Shërbimi ortopedik përfshin parandalimin dhe trajtimin e deformimeve të lindura dhe të fituara të sistemit muskuloskeletal, diagnoza dhe trajtimi i patologjive të lokalizuara në organet e mbështetjes dhe lëvizjes, kolona vertebrale, gjymtyrët, artikulacionet, etj.

Departamenti ofron shërbimet e mëposhtme:

1. Vizitë mjekësore
2. Eko muskulo-skeletale
Ortopedi jonë kryen intervente në Greqi, në spitalet e Selanikut, Kozanit, për ndërhyrje të tilla si:

  • Mikrokirurgji
  • Kirurgjia e rikonstruksionit të artikulacioneve me proteza (supi, koksofemoral, gjuri)
  • Ortopedi pediatrike
  • Trajtimi i luksacioneve
  • Trajtimi kirurgjik i frakturave
  • Kirurgjia artroskopike e supit, talo-crurale, e gjurit, riparimet e dëmtimeve të meniskut (transplante), ligamenteve, dëmtimeve kërcore, riparime të manshetës rrotatore.
  • Artroskopia e bërrylit, kyçit të dorës
  • Artroskopia kokso-femorale
  • Trajtimi i traumës adulte dhe pediatrike, me teknikat mini-invazive
  • Trajtimi i tumoreve muskuloskeletale.
  • Kirurgji korrigjuese të këmbës dhe mikrokirurgji të dorës.